SHPËRNDAJE

Samsung pritet nesër të mbaj një konferencë për shtyp ku do të njoftojë për modelin e ri të tabletit Samsung Tab Galaxy S.

Samsung Tab Galaxy S pritet të ketë ekranin AMOLED me rezolucion prej 2560 x 1600 pikseleve i përkrahur nga procesori 8-berthamor 1.9GHz Samsung Exynos 5420 dhe 3GB RAM memorie.

Samsung Galaxy S

Për Galaxy Tab S është thënë se ka të integruar dy kamera, atë frontalen 2.1 megapiksel dhe atë kryesoren 8 megapiksel si dhe do të vijë me sistemin Android 4.4 Kit Kat dhe po ashtu pritet të vije me dy madhësitë të ndryshme të ekranit, 10.5 inç dhe 8.4 inç, ndërsa specifikat harduerike tek të dyja modele mbesin të njëjta.

Momentalisht nuk ka informata rreth çmimit të modelit të ri, por duke u bazuar në specifikat e tij, pritet të ketë një çmim të lartë. /ameble

SHPËRNDAJE