Samsung njoftoi për nisjen e tabletit Galay TabPro 8.4 në tregun e Koresë së Jugut.

Samsung Galaxy TabPro 8.4 përmban ekranin 8.4 inç me rezolucion 2560 x 1600 piksela i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon 800 2.3 GHz.

Samsung Galaxy TabPro 8.4

Karakteristikat e tjera të Samsung Galaxy TabPro 8.4 përfshijnë 2GB RAM, kamera e pasme 8 megapikselë, kamera frontale 2 megapikselë, bateria e fuqisë 4800 mAh dhe përkrahë WiFi, Bluetooth dhe GPS.

Galaxy TabPro 8.4 vjen me të dy modele 16GB dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila po ashtu mund të zgjerohet me anë të SD kartelës.

Tableti Galaxy TabPro 8.4 është edhe një Android pajisje nga gjiganti Samsung që ka të integruar versionin e fundit Android KitKat 4.4.

Çmimi i Galaxy TabPro 8.4 do të jetë 375 Euro. /ameble