Samsung ka bërë shumë gjëra interesante për të shtyrë përpara sistemin e orëve të mençura (smartwatch). Samsung Galaxy Gear nuk ka qenë një ndër ato më të mirat, por me ketë pajisje kompania ka bërë diçka revolucionare duke sjell shumë opsione në tregun e orëve të mençura, që me pas kompani të ndryshme kanë kopjuar.

Tani si duket kompania është duke bërë edhe diçka tjetër revolucionare. Thashethemet janë se Samsung është duke punuar në një orë të mençur që quhet Samsung Gear Solo, pjesë e familjes Gear. Thuhet se kjo orë e mençur nuk do të m’varet nga smartphone-i, do të ketë si opsion kartelën USIM (Universal Subscriber Identity Module) dhe pritet të shitet vetëm ne Koren e Jugut dhe do të jetë e ngjashëm si Samsung Gear 2.

Përderisa thuhet se do të jetë ne shitje vetëm ne Koren e Jugut, atëherë i bie që kjo pajisje do të jetë vetëm si një testim. /ameble