Kompania Samsung ka njoftuar se është duke investuar 4 miliard dollar në fabrikën e saj ne Austin/Texas te Amerikës, në mënyrë që të zgjerojë kapacitetet e prodhimit të pjesëve për pajisje te telefonave.
Ne gjyq me të apo jo, klienti më i rëndësishëm i Samsung-ut për Çipa(Chips) është ende kompania Apple. Fabrika tashmë prodhon çipat për memorie dhe procesorë Apple A5, i cili ka debutuar me iPad 2 dhe u përmirësua ne iPad 3.
Kjo shumë përfaqëson investimin me te madh të huaj në Teksas të të gjitha kohërave. Prodhimi masiv do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2013. Nuk është deklaruar nëse kapaciteti i prodhimit do të ndryshoj gjatë këtij investimi.
Që nga viti 1996, Samsung ka investuar mbi 13 miliard dollar në fabrikën e saj në Austin dhe është bërë kompania e dytë më e madhe në botë për çipa pas Intel-it.
Marrëveshja tregtare mes Apple dhe Samsung është e panjohur dhe mund të zgjasë për shume vite. Në të gjitha rastet, Samsung duket i sigurt për të ardhmen kur është fjala për prodhimin e çipave te saj. |techcrunch.com| [divider top=”0″]