Samsung ka arritur të shes më shumë se 100 milion pajisje Galaxy S, ka njoftuar kompania. Ajo ka arritur këtë moment për 2 vjet e 7 muaj pas lansimit origjinal të Samsung Galaxy S-it në maj 2010.
Një pjesë e madhe e këtij suksesi është nga Samsung Galaxy S3, për të cilin shitja mesatare ditore është aktualisht 190 mijë njësi. Në total kompania ka shitur 40 milionë pajisje të Galaxy S3-it për 7 muaj, modelit të me hershëm Galaxy S2 u janë dashur 20 muaj për të arritur ketë.
Për krahasim, Apple ka shitur më shumë se 250 milionë pajisje të iPhone-ve deri më sot, por si dallim ka pasur një fillim të mirë, duke pasur parasysh që iPhone-i i parë u lansua në qershor 2007. |ameble| [divider top=”0″]