SHPËRNDAJE

samsung-logoGjigandi i Koresë së Jugut, Samsung, ka kërkuar falje zyrtarisht për punëtoret të kompanisë së tyre që janë prekur nga sëmundjet të pashërueshme si dhe vdekjet e disa prej punëtorëve të saj të fabrikës.

Në një deklaratë publike, Krye-shefi Ekzekutiv në Samsung Electronics Kwon Oh – hyun tha se ” disa punëtorë në objektet tona të prodhimit vuajnë nga leukemia si dhe nga disa sëmundje të tjera të pashërueshme, të cilat po ashtu ishin edhe shkaktar në disa raste të vdekjes dhe për këtë arsye Samsung do të bëjë ” kompensimin e duhur për ata që janë prekur dhe familjet e tyre “.

Samsung është përfshirë në një polemikë shëndetësore mbi mjediset potencialisht të rrezikshme të punës. Në vitin 2011, një Gjykatë Administrative në Seul kishte thënë se ka pasur një probabilitet të lartë që Hwang Yu -mi, i cili vdiq nga leukemia në vitin 2007, ishte infektuar nga kjo sëmundje pasi që ai ishte në kontakt me kimikale të rrezikshme në një fabrikë në Suwon Samsung.

Kompania Koreane po ashtu ishte akuzuar për përpjekje për të minimizuar shqetësimet shëndetësore duke e keq përdorur ndikimin e vet të konsiderueshëm në vendin e saj. /ameble

SHPËRNDAJE