Samsung ka konfirmuar planet e tyre për mbylljen e shërbimit për mesazhe ChatOn, në fillim të vitit të ardhshëm. Që nga 1 shkurti 2015, ChatOn do të mbyllet në të gjitha vendet përveç SHBA-së. Raportet për mbylljen e ChatOn, kanë filluar të qarkullojnë nga fundi i nëntorit, kur një shkrim korean, duke cituar një zyrtar anonim të Samsung-ut, kishte deklaruar se shërbimi për mesazhe do të hiqet gradualisht nga tregu.
ChatOn aktualisht ka rreth 100 milionë përdorues në mbi 200 vende të ndryshme, që tingëllon si shumë mbresëlënëse përderisa duke e konsideruar WhatsApp-in i cili ka më shumë se 600 milionë përdorues aktivë në muaj. Nëse jeni përdorues i ChatOn, filloni dhe shkarkoni të dhënat tuaja, fotografitë, videot e të tjera, para se shërbimi të mbyllet. /ameble