SHPËRNDAJE

Samsung 64bit ExynosGjatë një konference për shtyp e caktuar për prezantim të fitimeve për çerekun e tretë të këtij viti, kompania Samsung ka konfirmuar se procesorët 64-bit Exynos pritet të paraqiten shumë shpejtë dhe janë si përgjigje e procesorëve A7 nga Apple. Ata kanë thënë se kanë filluar prodhimin në masë të tyre. Procesorët e përditësuar pritet të jenë gati për funksion nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe mund të ndodhë që do të jenë të përfshirë ne debutimin e Galaxy së ardhshëm S5.

Kompania tha se përveç disa “përgatitjet teknike në proces,” procesorët 64-bit pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm. Ky lloj çipi i ri e hap derën për memorie shtesë që smartphone-at të mos jenë të mbrapa në mungesë të RAM-it dhe si përditësim mund të përdoret memorie me e shpejtë DDR4. |ameble|