Samsung ka njoftuar për lansimin e 5 monitorëve të ri të lakuar, të cilët vijnë me madhësi që fillojnë prej 23.5-inç deri në 31.5.

Samsung monitor

Modeli Samsung SE501c vjen në dy madhësi të ndryshme të ekranit, njëri me 23.5-inç kurse tjetri 27-inç, ndërsa modeli SE591C vjen me madhësi të ekranit 27-inç. Dy modelet tjera vijnë në serinë e Samsung SE590C dhe janë me madhësi prej 31.5 inç, me shkallë kontrasti 5000:1. Modeli i fundit është Samsung SE790C i cili është 29-inç dhe shkallë kontrasti 3000:1.

Informatat në lidhje me çmimin e këtyre modeleve ende nuk dihen, por mbetet të publikohen në ditët në vijim. /ameble