SHPËRNDAJE

Samsung të martën ka lansuar aplikacionin për lojërat Olimpike dimërore Sochi 2014 WOW, për pajisje Android Samsung, aplikacion ky i cili shfaq të gjitha ngjarjet e kësaj Olimpiade.

Sochi app

Pas instalimit, kur hapni aplikacionin fillimisht ju jepet mundësia të zgjidhni vendin tuaj, atletin dhe sportin. Në total janë 15 sporte në dispozicion, duke përfshirë ski alpine, patinazh artistik, patinazh i stilit të lirë, shpejtësi në patinazh, hokej mbi akull, kërcim, snowboarding etj.

Pasi të zgjidhni të preferuarat tuaja, menyja kthehet në një ballinë që tregon se sa medalje ka grumbulluar vendi juaj deri më tani, përveç orareve për çdo ngjarje aty gjenden lajme dhe shumë tjera. Gjithashtu posedon edhe mundësinë e diskutimit për ngjarjet, lajmet, fotot dhe videot. Nëse nuk i kuptoni rregullat e ndonjë sporti të veçantë, aty ka edhe instruksione të vogla se si funksionon.

Aplikacioni është pa pagesë dhe mund të shkarkohet nga Samsung App Store ose Google Play. Momentalisht, është i përshtatshem vetëm për pajisjet Samsung. /ameble

SHPËRNDAJE