SHPËRNDAJE

Samsung ka lansuar mostrat e para të moduleve 16 Gigabyte DDR4 RDIMM (Registered Dual Inline Memory Modules), të cilat destinohen për tregun e serverëve.

“Duke lansuar këto module DDR4 me densitet të lartë, Samsung shpreh vullnet për kooperim teknik më të afërt me kompanitë kryesore të procesorëve dhe serverëve, për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të sistemeve green të IT” u shpreh Wanhoon Hong, zëvendës president ekzekutiv i shitjes dhe marketingut në Samsung Electronics, duke shprehur interesim në gjeneratat e ardhshme të bazuara në 20nm.

Duke përdorur procese 30nm Samsung ka lansuar module 8GB dhe 16GB në Qershor, duke iu ofruar këto prodhuesve të procesorëve si dhe kontrollerëve të memorieve. Duke shfrytëzuar arkitekturën e re, teknologjia DDR4 krenohet me performansat më të larta të ofruara në këtë sferë, e cila deri në vitin e ardhshëm do të arrijë dyfishin e moduleve DDR3 që kanë transfer prej 1600 Mbps, e gjithashtu me një efikasitet më të lartë me 1.2 volt duke zvogluar shpënzimet deri në 40% krahasuar me modulet DDR3 me 1.35 volt.

Samsung vazhdon të punojë në kompletimin e standardit JEDEC (Joint Electron Device Engineering Council) të teknologjisë DDR4 që pritet të përfundojë gjatë Gushtit. |samsung.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE