Kompania Samsung ka ftuar tifozët nga e gjithë bota për të parë ngjarjen e tyre për Galaxy S4, që fillon më datën 14 mars.
Entuziastët e Samsung-ut mund të shikojnë ketë ngjarje drejtpërdrejt duke u shfaqur në ekranin e madh në Times Square të Nju Jorkut, që fillon nga ora 19:00. Ata që nuk e kanë ketë mundësi mund ta shohin në kanalin YouTube.
Llogaria zyrtare e Samsung Mobile në Twitter ka ndarë lajmin duke paralajmëruar njerëzit me reklamën bëhu gati për Galaxy-n tjetër “Be ready 4 TheNextGalaxy “ dhe kanë postuar një foto me detaje rreth fillimit të ngjarjes.
Bëhu i pari në botë që të përjetosh atë, “Be the first in the world to experience it!”, shkruan në ftesë.
Portali ynë gjithashtu do ta përcjell ketë ngjarje drejtpërdrejt. |ameble| [divider top=”0″]