Nuk është ende e sigurt se sa mund t’ju bëjmë ballë sot televizioneve gjigande, por nëse jeni të interesuar të shihni se çfarë pritet nga e ardhmja në teknologjinë televizive, fjala është për kompaninë Samsung e cila ka mundësi të shfaq diçka masive për ngjarjen CES 2013 e cila do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm e që mund ta përcillni hap pas hapi nga portali ynë.
Nëse sipas raporteve dhe thashethemeve na lë të besojmë se, Samsung me të vërtet do ta shfaq diçka të tillë atëherë fjala është për një televizion 110 inç (279 cm) me rezolucion 4K. Ky nuk është televizioni i parë nga Samsung me UHD (Ultra-high-definition), por duke pasur parasysh madhësinë e tij 110 inç, presim që ai të duket goxha mbresëlënës.
Raportet tregojnë gjithashtu se Samsung mund të zbuloj edhe seri tjera të TV-ve OLED në ketë panair. CES zakonisht është një vend i madh me mundësi për kompanitë për të treguar se çfarë teknologji të reja janë duke punuar. |ameble| [divider top=”0″]