SHPËRNDAJE

Terminali 5 LonderSamsung shet më së shumti smartphone se çdo kompani tjetër në botë. Sekreti i suksesit të saj nuk është softueri apo hardueri, por është buxheti masiv i marketingut. Pra nuk është surprizë nëse kompania merr komplet Terminalin 5 të Aeroportit Heathrow në Londër, në një fushatë dy javore për Galaxy S5 që ata e quan “the world’s busiest terminal”.

Pra, duke filluar nga 19 Maj, Terminali 5 i Aeroportit në Londër do të bëhet Terminali Samsung Galaxy S5 në një promovim që do të vesh të gjitha sinjalet informuese, shenjat e rrugëdaljes, faqen e internetit dhe çdo ekran digjital në Aeroport. Ky Terminal i Aeroportit pret mijëra udhëtarë për çdo ditë, ku marka Samsung pritet t’i bombardoj udhëtarët me fotot e saja më të reja të smartphone-it.

Përveç të gjitha këtyre reklamave që priten të shfaqen në Terminal, Samsung në Aeroport do të promovojë edhe dyqanin Dixon Travel, ku udhëtarët këtu mund të provojnë smartphone-in Galaxy S5.

Udhëtaret të cilët kalojnë nga ky Terminal me siguri se nuk do të kalojnë pa u ndalur dhe parë të gjithë atë marketing mahnitës që pritet të bëhet nga gjiganti Samsung. /ameble

SHPËRNDAJE