SHPËRNDAJE

Samsung Telepiloti 2014Kompania Samsung ka njoftuar se është duke u përgatitur për lançimin e telepilotit Smart, të cilin pretendon të prezanton në ngjarjen CES 2014 e cila pritet të mbahet javën e ardhshme.

Modeli i ri i telepilotit Smart nga Samsung vjen me një dizajn të ri, dhe është projektuar të jetë më i shpejtë dhe më i saktë se versioni i mëparshëm, dhe po ashtu vjen me një varg veçorish të reja.

Disa nga karakteristikat e reja të kësaj pajisje përfshijnë integrimin e zërit nëpërmjet të cilit TV-ja mund të menaxhohet me zë, pastaj integrimi i disa butonave të ri me funksione të ndryshme si integrimi i butonit me prekje (touch pad).

Telepiloti Smart nga Samsung, gjithashtu përfshin edhe butonat të veçanta për “Screen Multi-Link”, një funksion që iu mundëson përdoruesve të shikojnë përmbajtje të  shumta në të njëjtën kohë në një ekran të vetmin, si dhe “Soccer Mode”, e cila lejon shikuesit për të optimizuar shikimin për programe të futbollit me një buton të vetëm.

Çfarë çmimi do të ketë kjo pajisje si dhe kur do të lansohet në treg, do të kuptojmë javën e ardhshme. /ameble  

SHPËRNDAJE