SHPËRNDAJE

60ghz-wifiSamsung Electronics deri më tani ka qenë në heshtje duke punuar në gjeneratën e ardhshme të rrjetit Wi-Fi standard, kurse tani ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ketë teknologji të tyre 60GHz Wi-Fi. Kompania pretendon se kjo teknologji e re do të sjellë një “rritje pesë-fish” nga 866 Mbps ose 108 MB për sekondë që është shpejtësia maksimale ekzistuese. Pretendimi i kompanisë për teknologjinë 60GHz Wi-Fi është se do të sjellë shpejtësi të transmetimit të të dhënave deri në 4.6 Gbps e cila i bie 575 MB për sekondë, pra rritje pesë-fish. Kjo do të thotë se një film 1GB mund të shkarkohet për më pak se tre sekonda.

Rrjeti ekzistues WiFi standard i përdorur sot nga të gjithë ne, punon në 5GHz dual-band i cili ofron një maksimum prej 108 MB për sekondë. Në realitet kjo shpejtësi arrihet rrallë. Samsung 802.11ad standard 60GHz Wi-Fi do të arrijë shpejtësi maksimale duke eliminuar ndërhyrjet e kanaleve, e cila në thelb është Crosstalk nga dy pajisje të lidhura në të njëjtin rrjet.

Samsung planifikon që këtë teknologji ta fus në treg në vitin 2015 dhe me siguri ketë mund ta presim në pajisjet mobile të kompanisë. /ameble

SHPËRNDAJE