SHPËRNDAJE

Samsung është kthyer me traditën e vjetër të saj, në përpjekje për të rritur shitjet e saj të smartphone-it të ri Galaxy S5. Kompania ka publikuar një video të re ku përdoruesit e iPhone-it i quan përqafues të mureve (Wall huggers).

Samsung me ketë reklamë thjesht paraqet atë se si përdoruesit e iPhone-it duhet të kyçin smartphone-at e tyre në rrymë shumë shpesh, në rast se dëshirojnë ti përdorin, dhe më ketë pretendon se jeta e baterisë në Galaxy S5 është më e mirë:

https://www.youtube.com/watch?v=mzMUTrTYD9s

Samsung Galaxy S5 vërtet si model posedon baterinë e fuqishme, por në ketë rast kompania reklamën do të ishte më mirë ta bënte kundrejt rivaleve kryesor të këtij viti për smartphone, siç janë HTC One M8 dhe LG G3 dhe jo me modelin iPhone i cili është i vitit të kaluar.

Apple modelin e ri të iPhone-it pritet të lansoj gjatë këtij viti, dhe pa dyshim se Samsung do duhet që reklama të këtij lloji të bëj pas lansimit të modelit të ri iPhone 6.

Strategjia e marketingut nga Samsung në të kaluarën ka ecur mirë për kompaninë, edhe pse në ketë rast kjo kompani nuk duhet të shqetësohet shumë vetëm nga Apple, ajo duhet të merret më shumë me konkurrentet serioz të Galaxy S5 siç janë LG G3 dhe HTC One M8.

Sido që të jetë, modeli i fundit i Samsung-it nuk duket që ka pasur atë suksesin e madh siç ka pretenduar kompania, dhe për ketë arsye si duket kompania po merret me reklama të tilla. /ameble