Samsung Galaxy S4 BallinaThuhet se Samsung është duke testuar versionin Android 4.3 Jelly Bean në modelet e saja Galaxy S4, Galaxy S3 dhe Note 2, raporton SamMobile, duke shtuar gjithashtu se përditësimi mund të shfaqet në dispozicion nga muaji i ardhshëm.

Google ka njoftuar për ketë version gjatë verës bashkë me tabletin Nexus 7 në një konferencë shtypi, edhe pse Samsung nganjëherë është e para ajo që merr përditësimet e versioneve të reja Android. Pajisjet e fundit Samsung Galaxy Note 3 dhe Note 10.1 automatikisht janë shfaqur me versionin e ri të Android-it.

SamMobile pretendon se Galaxy S4 është i pari në listë që do të marrë përditësimin muajin e ardhshëm, duke vazhduar me Galaxy S3 në Tetor ose në Nëntor kurse Galaxy Note 2 me shumë gjasë në Dhjetor. Përderisa Samsung nuk shfaqet me deklaratë zyrtare këto mbesin vetëm thashetheme. |ameble|