Samsung ka njoftuar dje për çip memorie të reja 64GB të brëndshme për smartphone dhe tableta, të cilat ajo thotë se janë 20% më të vogla dhe një e treta më e shpejt se ato aktuale.
Kompania tha 64GB eMMC (embedded multimedia card) lexon të dhëna në mënyrë sekuenciale deri në 260 Mb/s dhe shkruan deri në 50 Mb/s.
Këto memorie janë bërë duke përdorur klasa e fabrikimit 10 nanometershe të Samsung-ut, dhe kompania tha se ka filluar prodhimin nga fundi i muajit të kaluar.
Smartphone-t me 64GB memorie janë relativisht ende të rrallë, dhe shumica e tyre kanë një slot memorie të jashtme për më shumë hapësirë.
Për prodhuesit e smartphone-ve, duke shtuar më shumë memorie është një mënyrë e mirë për të rritur hapësirën për të dhënat. Top iPhone i fundit që ka 64GB memorie kushton 200 $ më shumë se versioni më 16GB. Samsung gjithashtu se fundmi ka lëshuar një version të Galaxy S3 me 64GB hapësirë te brendshme.
Samsung tha se këto memorie te fundit janë quajtur “64GB eMMC Pro Class 2000,” një nivel më lart nga ato aktuale ” Pro Class 1500 “. Klasa u ulët e memorieve lexon të dhëna deri në 140 Mb/s dhe shkruan deri në 50 Mb/s.
Memoriet e reja kanë masat 11.5mm me 13mm, në krahasim me ato të mëparshmet 12mm me 16mm.
Në muajin shtator, Samsung gjithashtu kishte njoftuar për prodhimin e çipave memorie 128GB eMMC për smartphone dhe pajisje të tjera, të cilat pritet të fillojnë të paraqiten vitin e ardhshëm. |computerworld| [divider top=”0″]