Samsung dhe disa kompanitë tjera që një kohë posedojnë në shitje ora të mençura (smartwatch), por me lansimin e fundit të Apple Watch shihet më shumë interes në kësi lloj ora.
Sipas një raporti të fundit nga Statista, Samsung është prodhuesi numër një i smartwatch-ve me rreth 1.2 milionë njësi të shitura. Në vendin e dytë është Pebble me 700.000 njësi të shitura dhe në vendin e tretë është Fitbit me 600.000, më pas vjen Sony, Lenovo dhe LG, ku mund të shihen në tabelën e më poshtme.
Apple Watch i ri do të dal në shitje nga 24 prilli dhe sipas parashikimeve kompania pritet të shesë një numër të madh të tyre në muajt e parë. /ameble