Nuk është hera e parë, por as e fundit që Samsung po shfaq video reklama ku po promovon produktet e saj duke shfrytëzuar rastin që të krahasoj produktet e saj me ato të të tjerëve. Kjo gjë me të vërtet po provokon përdoruesit e pajisjeve tjera që nuk janë Samsung.
E vërteta është se këto video po ndikojnë që njerëzit të kalojnë nga iPhone dhe produkte të tjera në Samsung sepse këtu po shfaqen disa nga përparësitë e Samsung kundrejt të tjerëve.
Në të dy videot që janë shfaqur këto ditë, Samsung demonstron mundësitë e “Air Gesture”, “Smart Screen”, ”Group Play”, etj., përparësi që të tjerët nuk i kanë.
Fjalët konkluduese që janë pjesë e këtyre videove janë: “donë të thotë qe disa smartphone janë më të mençur sesa të tjerët” apo ”ky smartphone është “cool”.
Për më shumë shikoni videot më poshtë:
[youtube id=”Q2TtdM4iI5k” width=”600″ height=”350″]
[youtube id=”W5TZQZFjEIo” width=”600″ height=”350″] |ameble|