Samsung CebitSi Apple tani edhe kompania Samsung kanë publikuar rezultatet e saj financiare për tre mujorin e dytë të këtij viti dhe sipas këtyre rezultateve kompania thotë se ka arritur ti thyej të gjitha rekordet e mëparshme pasi që Samsung ka regjistruar rreth 51 miliardë dollarë amerikan.

Samsung ka bërë një buj të madhe me pajisjet e fundit të tyre të cilat i kanë prodhuar dhe janë shumë fitimtar prej tyre. Sipas të dhënave të kompanisë thuhet se ky ka qenë tremujori me i madh për kompaninë nga Koreja e Jugut.

Të gjitha këto të ardhura të jashtëzakonshme të Samsung-ut mendohet se janë arritur nga modelet e fundit të smartphone-ve Galaxy të cilat i ka prodhuar kjo kompani. Besohet se modeli i fundit i Samsung Galaxy i cili është S4 ka ndikuar shumë në këtë sukses të cilin e ka arritur kjo kompani dhe që po cilësohet si sukses i jashtëzakonshëm i kësaj kompanie. |ameble|