SHPËRNDAJE

Tregu i përgjithshëm global i telefonisë mobile është rritur vetëm 1% në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.


 

 

 

 

Sipas të dhënave të përpiluara nga IDC (International Data Corporation), në tremujorin e dytë Samsung ka rritur avantazhin e tij ndaj Apple në shitjen e telefonave celularë “Smart”. Tregu i përgjithshëm global i telefonisë mobile është rritur vetëm 1% në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Poashtu theksohet se gati gjysma e telefonave celularë “Smart” në mbarë botën janë shitur nga Samsung dhe Apple. Samsung ka shitur më shumë se 50 milion telefona “Smart” në tremujorin e dytë, që është pothuajse trefishi i numrit të shitur gjatë të njëjtës periudhë një vit më parë dhe njëkohësisht rekord i ri për kompaninë. Apple është në vendin e dytë me 26 milion iPhone-a të shitur, e që është më shumë se një vit më parë, por më pak se në tremujorin e parë të këtij, por kjo është rënie e pritur duke pasur parasysh daljen e shpejt të iPhone-it të ri. Pas dyshes udhëheqëse në shitjen e telefonave celularë “smart” pasojnë Nokia, HTC dhe ZTE. |ameble.com| |idc.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE