SHPËRNDAJE

Galaxy S6Thashethemet për krijimin e pasardhësit të S5 të serisë tani më të njohur Galaxy, Galaxy S6, nga gjiganti Samsung, kanë filluar të pushtojnë faqet ndërkombëtare.

Sipas SamMobile, Samsung është duke punuar për të lansuar modelin Samsung Galaxy S6 për të cilin pritet të bëhet top pajisja e lansuar deri më sot.

Bazuar në disa thashetheme, ekrani i Galaxy S6 thuhet se do të jetë i ngjashëm sikurse ekrani i Note 4, i shoqëruar me kamerën kryesore 20 megapikselë, kamerën frontale 5 megapikselë, hapësirën e brendshme 32GB, 64GB dhe 128GB i përkrahur nga një procesor 8-bërthamor nga Exynos.

Samsung Galaxy S6 pritet të lansohet në fund të muajit shkurt ose në fillim të muajit mars të vitit 2015 dhe deri atëherë me siguri se do të kemi më shumë informata për specifikat dhe veçorit të modelit të ri. /ameble

SHPËRNDAJE