Samsung po bëhet gati për të nisur një version të ri të Galaxy Core dhe pajisja e re do të quhet Samsung Galaxy Core Prime.

Samsung Galaxy Core Prime do të vijë me një ekran 4.5 inç që ka një rezolucion prej 800 x 480 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.3GHz.

Samsung Galaxy Core Prime

Karakteristikat e tjera të Samsung Galaxy Core Prime përfshijnë 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartels edhe për 128GB, 2 megapiksel kamera frontale, 5 megapiksel kamera e pasme që mund të incizoi video HD në formatin 1080p dhe përmban një bateri 2.000 mAh.

Galaxy Core Prime vjen me platformën Android 4.4 Kitkat me modele të ndryshme 3G, 4G LTE si dhe dual SIM dhe pritet të ketë çmimin rreth 140$. /ameble