SHPËRNDAJE

Samsung do të hapë një tjetër sfidë për aplikacione, dhe sfida e rradhës do të ketë në fokus orën Galaxy Gear 2 dhe Gear 2 Neo. Siç duket edhe nga titulli, Samsung do që programuesit të krijojnë aplikacione fantastike për smartwatch Gear 2 dhe Gear 2 Neo. Në shkëmbim, kompania do të japë 1.25 milionë dollarë dhe çmime të tjera për idenë dhe programin më të mirë të sfidës.

Samsung do të hapë sfidën

Sfida e aplikacioneve për Gear 2 nis në 8 Maj dhe regjistrimi është i thjeshtë. Kompania nuk ka dhënë më shumë detaje, por pritet të japë detaje në javët në vazhdim.

Nëse dini gjuhët e programimit si HTML dhe CSS, vizitoni uebfaqen e Samsung-it dhe shkarkoni Samsung Gear Dev Tool për të nisur programimin. /ameble