SHPËRNDAJE

Apple A9Ka kaluar një muaj që kur Apple ka lansuar iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, kurse tani ka bërë një marrëveshje me Samsung-un për të prodhuar procesorët e smartphone-it të tyre të ardhshëm. Gjiganti Samsung nga Korea e Jugut ka thënë se ka rënë dakord për prodhimin e procesorëve A9 për Apple-in, duke përdorur një dizajn 14-nanometersh, ka raportuar ZDNet.

Samsung dhe Apple ka kohë që punojnë së bashku për prodhimin e procesorëve të iPhone-ve, por herën e fundit Apple kishte caktuar kompaninë TSMC (me bazë në Tajvan) për furnizimin e rreth 70% të procesorëve të tyre A8 ndërsa Samsung kishte pjesën tjetër, që i bie 30%. Ky ndryshim ka pasur një ndikim negativ në kompaninë Samsung, por sipas Kim Ki-nam, që drejton biznesin e kompanisë për mini-harduer, marrëveshja e re ka thënë se pritet të rris fitimet.

Procesori A9 thuhet se do të prodhohet duke përdorur një proces 14-nanometer, dhe pritet të filloj nga fundi i vitit. Kurse Samsung thotë se këta procesorë të ri do të jenë më të vogël, do të konsumojnë më pak bateri dhe do të ofrojnë më shumë fuqi.

Ky vendim i Apple-it është veçanërisht një lajm i mirë për Samsung-un, duke marrë parasysh se të dy kompanitë kanë qenë në gjyq që disa vite më radhë, mirëpo për çështje tjera. /ameble

SHPËRNDAJE