SHPËRNDAJE

Gjiganti korean po fiton epërsi edhe përtej sferës së dominimit të vet në aksionet tregtare dhe po krijon besueshmëri më të fuqishme ndaj markës në këtë fushë duke e tejkaluar Apple-in me anë të metodave qe përdor ky i fundit.

Për herë të parë, Samsung-u e rrëmbeu vendin e parë në Top listën e Smartphone-ve, duke ia marr Apple-it pozitën që e kishte mbajtur për kohë të gjatë. Besnikëria e Apple-it ndaj markës për kohë të gjatë është promovuar si forcë përkundër pozitës dominuese të Samsung-ut në treg. LG-ja ishte prapa Apple -it në vendin e tretë, ndërsa Nokia dhe Sony u barazuan në vendin e katërt.

Sipas Robert Passikoff-it, presidenti i Brand Keys, kompania që ka bërë anketën, ku ishin të anketuar 39,000 persona,  në bazë të cilës është përpiluar lista e tanishme, ka thënë se dallimi midis vendit të parë dhe dytë është shumë  i një rëndësisë së madhe.

Dikush mund të ketë menduar se pozita e Appel-it ishte e sigurtë kur është fjala për kompjuterët,  llaptop, por kjo mbase nuk është e vërtetë. Tani Samsung-u dhe Cupertio janë në pozitën e njëjtë për spotin numër një. Pjesa tjetër ishte e lidhur ngushtë midis Asus-it, Sony-it dhe Toshiba-s, Acer-in dhe HP, Leonovo dhe Vizio dhe Dell-in në fund të listës.

Mes tjerash, anketa ka mbledhur të dhëna për besnikërinë ndaj blerësit në kategorinë e tabletave ku Kindle Fire i Amazon-it i prinë grupit me një diferencë solide, por Samsung-u përsëri e zbriti Appel-in në vendin e dytë. As iPpad i Apple-it nuk ia doli më mirë në kategorinë e e-lexuesit ku Kindle mban vendin e parë i ndjekur nga Barnes & Noble’s Nook.

Këto trende po i zbulojnë dallimet se sa kërkohet risia prej klientëve kur është fjala për mjetet elektronike në të gjitha kategoritë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE