SanDisk ka njoftuar për serinë e re të memorieve Flash për të dhëna, e emëruar si Sandisk Connect. Kjo seri e re e memorieve posedon mundësinë Wireless që përdoruesit të shpërndajnë të dhënat e tyre nëpërmes shumë pajisjeve, duke përfshirë smartphone, tablet dhe kompjuterë.

Seria Connect aktualisht ofron dy produkte: Flash Drive dhe Media Drive pa tela. Këto ofrojnë hapësirë deri 64GB dhe të dyja përmbajnë sloten SD.

[youtube id=”JFb5uvtHCcU” width=”600″ height=”350″]

Pra përdoruesit mund të lidhin ketë pajisje në kompjuterin e tyre, transferojë të dhënat e tyre dhe pastaj të ngarkojnë ato në çfarëdo pajisje smart dhe anasjelltas. Të dyja janë të përshtatshme me shumë prej pajisjeve mobile, duke përfshirë iPhone, iPad, iPod touch, Kindle Fire dhe pajisjet Android si dhe PC dhe Mac. E vetmja gjë që ju duhet ta bëni është të instaloni aplikacionin SanDisk Connect për iOS, android apo pajisje që ju jeni duke përdorur në mënyrë që të dhënat të komunikojnë në mes tyre.

Connect Flash Drive është në dispozicion me para-porosi nëpërmes Amazon-it për rreth 50 € për modelin 16GB dhe 60€ për modelin 32GB. Kurse Media Drive do të jetë në dispozicion ka fundi i vitit me kapacitet 32GB dhe 64GB, nuk ka detaje se sa do të jetë çmimi i tyre.  |ameble|