SHPËRNDAJE

SanDisk ka shfaqur një formacion të ri të USB flash drives që për kompaninë janë produktet më të shpejta, më të holla dhe me më kapacitet deri më sot. Ky version, i cili përfshin katër modele të reja ofron lloje dhe stile të ndryshme, por të gjitha vijnë me SanDisk softuerin që konsumatorët mund ta përdorin për sigurinë e të dhënave të rëndësishme.

Cruzer Glide USB flash drive ka kapacitetin më të lartë deri më tani, 128GB. Duke marrë parasysh që shumica e Tabletave tani janë të kufizuar me storage, atëherë një flash drive i këtij lloji 128GB ja dyfishon kapacitetin. Cruzer Glide tani ka në dispozicion 4GB deri 64GB duke filluar nga 19,99$. Versioni 128GB do të jetë në dispozicion në Gusht të vitit 2012 për 249,99$.

     

USB Cruzer Facet USB flash drive është më i theksuar nga dizajni, duke shfaqur një shtresë të jashtme me çelik inox me ngjyra të cilësuara. Cruzer Facet do të jetë në dispozicion nga 8 deri ne 32GB dhe çmime prej 32,99$ dhe 84,99$.

      

Në mënyrë të ngjashme për nga ana e dizajnit është edhe Cruzer Pop USB flash drive, i cili ka në fokus konsumatorët e rinj. Cruzer Pop ka një “pop” dizajn unik dhe vjen me ngjyra të pasura dhe këto janë modelet më të holla nga SanDisk. |sandisc.com|

      [divider top=”0″]

 

SHPËRNDAJE