Laptop-at me platformën Android do të vijnë shumë shpejt, dhe me shumë gjasë do ti zbresin çmimet e laptop-ve të tanishëm. Ky është një lajm i mirë për këdo që posedon buxhet të vogël dhe dëshiron të ketë një laptop.
Shefi ekzekutiv i Intel-it Dadi Perlmutter, javën e kaluar tha se kompjuterët me prekje mund të fillojnë në muajt e ardhshëm me çmime rreth 200$. Nuk jemi të sigurtë se cilën nga platformat do të posedojnë këto pajisje, por për momentin ne e dimë se shumica e këtyre pajisjeve sidomos ato me Intel Atom silicon do të jenë me platformën Android. Sa i përket çmimeve të laptop-ve me Windows 8 ajo varet nga vendimet e Microsoft-it ka thënë ai. |ameble|