SHPËRNDAJE

downloadKa pasur disa thashetheme kohëve të fundit lidhje me mundësinë e lansimit të një phablet-i nga ana e Nokia’s. Por sipas Verge këto të dhëna janë të vërteta dhe se Nokia vërtet është duke u përgatitur që të lansoj këtë produkt së shpejti. Emri i kësaj pajisje është pak i çuditshëm “Nokia Bandit”, por ajo çfarë ka rendësi është çfarë ka të integruar në këtë pajisje.

Madhësia e phablet-it pritet që të jetë në mes 5.5 inç dhe 6 inç me një ekran me rezolucion 1080p, duke u bërë kështu pajisja e parë e bazuar në Windows Phone që ka këtë rezolucion. Procesori i kësaj pajisje pritet të jetë katër-bërthamorë Qualcomm. Sipas këtij raporti kamera e kësaj pajisje pritet të jetë së paku 20 megapikselë. Dhe natyrisht kjo pajisje pritet të ketë të instaluar sistemin operativ Windows Phone 8 me përditësimin e fundit GDR3. |ameble|

SHPËRNDAJE