A keni menduar ndonjëherë pse telefonat dhe tabletat kanë rënie të madhe çmimesh pak javë apo muaj pas lëshimit në treg, ndërsa iPhone dhe iPad i mbajnë çmimet e tyre tërësisht të pandryshuara për gati tërë vitin e ekzistencës së tyre? Si arrin Apple të parandaloj zinxhirë të mëdhenjë si Best Buy dhe Wal-Mart të zbresin çmimet e produkeve të tyre kur edhe gjigantët si Samsung nuk munden?

Nëse keni menduar ndonjëherë rreth magjisë së çmimit që bën Apple për të mbajtur fitimin e saj të madh të pandryshuar, një artikull interesant në Macworld jep një shpjegim së paku për një pjesë të pyetjeve tuaja.

Para së gjithash, Apple i trajton dyqanet që shesin produktet e saj ndryshe nga kompanitë e tjera. Si? Çdo prodhues e jep “çmimin e vet të sugjeruar të shitjes me pakicë ” ose CVSSHP për shitësit me pakicë, dhe shitësit me pakicë pastaj mund ta vendosin një çmim. Por, ndërsa të gjithë prodhuesit lejojnë një hendek të madh mes cmimit të shitjes me shumicë që  paguhet nga shitësit me pakicë dhe asaj të CVSSHP (“çmimit të vet të sugjeruar të shitjes me pakicë “), Apple nuk e lejon.

Hendeku real mes çmimeve të shitjes me shumicë dhe CVSSHP (“çmimit të vet të sugjeruar të shitjes me pakicë “) për produktet e Apple është një mister i rrethuar me fshehtësinë që është tipike për Cupertinon. Shitësit me pakicë nuk mund të tregojnë shifrat e tyre sepse janë të obliguar sipas marrëveshjeve që të mos i bëjnë çmimet publike.

“Megjithatë, Apple, jep vetëm një zbritje të vogël të shitjes me shumicë të Macs dhe iPads të saj ndaj shitësit tuaj të preferuar. Shifrat reale janë fshtehtësi e mbrojtur, me anë të marrëveshjeve konfidenciale mes Cupertino dhe rishitësve të vet, por dallimi është ndoshta vetëm për një përqindje të vogël me çmimet që i gjeni në dyqanet e Apple. Duke pas një hapësirë kaq të ngushtë për ndryshim apo manipulim, shumica e shitësve me pakicë nuk mund të ofrojnë zbritje të mëdha dhe ende shpresojnë të arrijnë fitime”, shpjegon MacWorld.

Mirëpo, vetëm përdorimi i kësaj strategjie nuk mjafton. Apple në fakt ofron shpërblime të konsiderueshme monetare për shitësit me pakicë të cilët shesin produktet e tyre në ose mbi një çmim të caktuar. Kjo funksionon si një subvencion pas-shitjes, dhe i mban çmimet të pandryshuara.

Në përgjithësi, kjo strategji funksionon shkëlqyeshëm për Apple. Kompania ka një politikë të barabartë ndaj të gjithë shitësve me pakicë, dhe kjo shmang rrezikun e të paturit një shitës me pakicë të vetëm që ofron zbritje të mëdha, të merrë shumicën e shitjeve dhe pastaj të shantazhon Apple për zbritje. Në vend të kësaj, Cupertino ka hapësirën e vet të gjërë dhe shitësit me pakicë janë të kënaqur me stimulimin e tyre monetar. Nuk është një model i keq i biznesit, apo jo? |ameble| [divider top=”0″]