SHPËRNDAJE

Mund të duket e çuditshme por është raportuar se kompania Sharp ka nënshkruar një kontratë me Apple për të filluar prodhimin masiv të ekraneve për gjeneratën e ardhshme të smartphone-it iPhone 5S.

Duke u bazuar në një raport të “Nikkan Kogyo Shimbun” prodhimi i këtyre ekraneve do të fillojë që nga muaji Qershor i 2013.

Me shumë gjasë Sharp do të përdorë plantacionin e ekranit Kameyama LCD të klasit të parë për ta integrauar në të ashtuquajturin “iPhone 5S”. Duke u nisur nga këto të dhëna dhe informata të tjera raportohet se gjenerata 5S e iPhone-it do të jetë i gatshëm për treg duke filluar nga çereku i tretë i këtij viti. Ky bashkëpunim pritet që ti sjellë fryte të suksesit kompanisë Sharp pasi që dihet që kjo e fundit shënoi një rënie drastike në fitim, viteve të fundit.  |ameble|

SHPËRNDAJE