Një numër i madh i smartphone-ve të fundit të lansuar në treg, vijnë me ekranin 2K, ndërsa për modelet e ardhshme të brendeve sikurse, LG, Samsung, Apple, etj pritet ndoshta të vijnë edhe me ekranin 4K.
Mirëpo, lufta për të qenë i pari në këtë drejtim si duket ka shtyrë që kompania Sharp të angazhohet më shumë duke lanusaur ekranin e parë 4K në botë me madhësi prej 5.5 inçëve.
Ky ekran 5.5 inç 4K për pajisje të telefonave ofron një rezolucion prej 2160 x 3840 pikselëve me një densitet masiv prej 806 pikselë për inç.
Edhe pse për modelin e ardhshëm të serisë Note nga Samsung, Samsung Note 5, është thëne se do të jetë pajisja e parë e cila do të vjen me ekranin 4K, në të ardhmen e përafert, mbetet të shihet se cila pajisje nga brendet më të mëdha do të ketë të integruar ekranin 4K. /ameble.com