Kompania japoneze për elektronikë Sharp do të nxjerr nga puna 11.000 punonjës nga e gjithë bota, në përpjekje për të ulur kostot dhe kthimin e kompanisë në fitim, në krye të kësaj, kompania gjithashtu ka ndërmend të nxjerr në shitje edhe disa nga asetet e saja për të ngritur buxhetin.
Sipas një raporti nga Kyodo News japonez, Sharp ka ndërmend që të gjeneroj 2.74 miliard $ para të gatshme nga shitja e këtyre aseteve.
Kompania Sharp ka vlerësuar se ketë shumë parash do të jetë në gjendje ta gjenerojë deri në mars të vitit 2013 dhe kjo duket se do të fillojë qysh javën e ardhshme nga 1 tetori. |thenextweb.com| [divider top=”0″]