Sharp Aquos Phone SH930W është një telefoni për të cilin është pritur shumë. Ky smartphone ka ekran 5 inç me rezolucion 1080p FullHD i teknologjisë IGZO të vet Sharp që mundëson kualitet më të lartë dhe konsum të arsyeshëm të baterisë gjë që e bënë të jetë mjaft premtues. Smartphone-i i Sharp ka procesor 1.5GHz dy-bërthamorë Snapdragon S4.
Kjo pajisje ka të instaluar sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean dhe ka vend për microSD kartelë. Sharp Aquos Phone SH930W fillimisht do të shitet në Rusi dhe shumë shpejt do të vazhdojë me vende të tjera. Ajo çfarë shihet si e metë e këtij smartphone-i është grafika Adreno 225 e cila nuk është shumë e përshtatshme të funksionoj në pajisje të tilla për shkak të dobësisë në pikselë. Sipas kalkulimeve që janë bërë kjo grafike nuk mund të procesojë më shumë se 13.6 fps (frame per sekondë).ndërsa ajo çfarë i duhet një loje të thjesht për të funksionuar pa problem është rreth 30 fps.
|ameble| [divider top=”0″]