SHPËRNDAJE

Sharp ka zbuluar monitorin profesional PN-K321, të cilet mburren me rezolutën 4k më 3840×2160 dhe diagonale 32 inç. Është i pajisur me teknologjinë e tyre IGZO ultra të hollë, për ketë arsye me gjasë do të ketë çmim shumë të lartë.

Ekrani 32 inç me rezolucion 3840×2160 punon me 137ppi, e cila nuk përputhet fare me atë të Retina MacBook Pro 220ppi, por gjithsesi posedon pamje mjaft mahnitëse sapo të dal në treg. Ekrani ka HDMI dhe portën e grafikës, si dhe është monitori me i hollë në industrinë 4K më vetëm 35mm i trashë.

Teknologjia IGZO (Indium gallium zinc oxide) është gjithashtu një teknologji e re, material ky i cili mund të përdoret si kanal për tranzitor transparentë në shirita të hollë (thin-film), kjo përdor më pak fuqi se sa LCD-të aktuale dhe mund të zgjas jetën e baterisë në pajisjet mobile. Kompania ka në plan zbatimin e kësaj teknologjie të re në një seri të gjerë të pajisjeve për të ardhmen, duke përfshirë smartphone dhe tableta.

Kjo pajisje pritet të dalë në shkurt të 2013, fillimisht në Japoni, por asnjë informacion nuk është dhënë për shitje në vendet e tjera, sipas te gjitha gjasave më shumë detaje do të paraqitet në CES në muajin janar. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE