SHPËRNDAJE

HackingGjatë muajve të fundit kemi dëgjuar të dyja SHBA-të dhe Kinën duke akuzuar njëra tjetrën për sulmet kibernetike me prejardhje nga njëra anë në tjetrën, por tani të dyja se bashku si duket do të punojnë për ketë çështje.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, gjatë një vizite në Pekin, ka deklaruar se të dy vendet kanë rënë dakord që të përshpejtojë veprimet mbi sigurinë kibernetike dhe gjithashtu kanë rënë dakord të formojnë një grup punues për këtë qëllim.

Ky zhvillim duhet ti japë fund akuzave për sulmet nga të dyja anët, por nuk është e qartë se a do të shkoj bashkëpunimi dhe a do të ketë rezultat. Ministri i jashtëm i Kinës ka cituar duke thënë se të dyja edhe Kina edhe SHBA-të duhet të bëjnë përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që të mbrojnë sulmet kibernetike.

Në muajin Shkurt, një kompani sigurimi me bazë në SHBA kishte publikuar një raport ku thuhet se ushtria e Kinës ka një njësi sekrete, e cila gjendet pas sulmeve kibernetike kundër vendit. Nga ana tjetër, Kina thotë se vendi i tyre gjithashtu kishte qenë viktimë e sulmeve kibernetike në një shkallë të madhe nga SHBA-të.

Pra, mbetet të shihet se a do të funksionoj bashkëpunimi i tyre, pas vizitës së sekretarit të shtetit. |ameble|

SHPËRNDAJE