OKB-ja ka vendosur të bëjë një rishikim mbi rregullat që qeverisin internetin, mirëpo Google thotë se OKB-ja është vendi i gabuar për të marrë vendime që ndikojnë në të ardhmen e internetit. E për ketë arsye OKB ka caktuar një takim me Komunitetin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (International Telecommunication Union, ITU) në datat prej 3 deri 14 Dhjetor. Ky takim me ITU vjen sipas një reagimi në rritje mbi lirinë e internetit. ITU do të jetë organizatore e konferencës botërore, më planet për të rinovuar rregullat globale të telekomit qe mbahet për herë të parë që nga viti 1988.
Me sa duket, disa vende këtë e shohin si një shans te mirë për të ngritur rregulla të reja që rregullojnë internetin. Problemi për zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, deputetë të tjerë, si dhe aktivistë në të gjithë botën është se, propozimet nga vende të njohura për mbytjen dhe lirinë e lirë të fjalës në internet mund të jap vetëm OKB-ja dhe luaj një rol më të madh në rregullat e internetit në nivel global. Në mënyrë të veçantë, SHBA-të dhe të tjerët kanë probleme me ketë propozim të ofruar nga Kina, Rusia, dhe disa vende tjera. Edhe Parlamenti Europian kundershton ketë nismë.
Shembull, problemi i kompanisë Google me rregulla të OKB-së që do qeverisin në internet është se deri me tani vetëm zëri i qeverisë se tyre është dëgjuar në OKB për çfarëdo qe është vendosur. Google gjithashtu thekson se disa prej qeverive që do të dëgjohen gjatë bërjes se rregullave nuk i mbështesin bisedimet për një internet të lirë dhe të hapur. Sipas Google, disa nga ndryshimet e propozuara në OKB mund të rrisin dhe mund të kërcënojë censurën. Ndryshimet e propozuara do të kërkojnë qe faqet e internetit të tilla si YouTube, Facebook, Skype duhet të paguajnë para ekstra qe njerëzit jashtë kufijve te kenë qasje në këto uebfaqe.
Propozimi i paraqitur nga Rusia do të reduktojë ndjeshëm gjithashtu rolin e kompanisë së internetit qe cakton Domain-at dhe e cila aktualisht menaxhon sistemin global të adresave në internet, duke e zëvendësuar atë me më shumë kontroll nga ana e OKB-së. Për me shumë mbetet të shihet se çka konkretisht do të vendoset ditët e ardhme nga ky takim i gjatë. |ameble| [divider top=”0″]