Shefi Ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook dëshmoi edhe një herë se kompania nën udhëheqjen e tij di të pranoj gabimet. Ai u vlerësua shumë për të mirë nga analistët medial të teknologjisë informative kur Apple publikoi letrën e tij drejtuar konsumatorëve me anë të të cilës ai publikisht kërkoi falje për dështimin e Apple Maps. “Ne ndjejmë keqardhje të madhe për frustrimin…” këto ishin disa nga fjalët e cekura nga Cook.
Gjithashtu në këtë letër ai nuk la pa përmend mundësinë për alternativa tjera për konsumatorët derisa sa Apple Maps të rregullohet, si alternativë ai propozoi të përdoren aplikacione si “Bing, MapQuest , Waze, apo përdorni hartat e Google apo Nokia-as”. Kjo letër tashme është postuar edhe ne ueb faqen zyrtare të Apple.
|apple||ameble| [divider top=”0″]