Mësimi i rregullave të trafikut paraqet hapin e parë që duhet të ndërmerr një person gjersa fillon të mësojë ngasjen e makinës, e që deri më sot është bërë përmes librave apo përmes formateve të ndryshme elektronike. Por duket se kjo formë do të plotesohet edhe me eksperiencë mobile.
Ilir Morina, një emër që është lakuar disa here në Digjitale me punën e tij me aplikacione të ndryshme, duke përfshirë edhe aplikacionin e akcizave për vetura, ka sjellë në Google Play një aplikacion tjetër për shenja të trafikut, e kësaj radhe rezultati është sjellë në bashkëpunim me zhvilluesin tjetër Arbnor Halili, një prej aplikacioneve të të cilit është veçuar nga Android Authority.
Aplikacioni ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe tregon shenjat e ndryshme të trafikut që përmbajnë një shpjegim të shkurtër dhe ilustrimin përkatës, ndërsa navigimi është i lehtë duke mundësuar që përdoruesi të kalojë prej aplikacionit në aplikacion me lehtësi. Përveç kësaj aplikacioni kategorizon shenjat, ndërsa ofron edhe një opsion shtesë me informata shpjegimi dhe ofron edhe një test në pajisjen tuaj mobile për të parë sesa keni zhvilluar aftësitë.
Aplikacioni është pritur mjaft mirë dhe veçse ka filluar me shkarkimet e para, ndërsa në këtë faze mund të shkarkohet vetëm nga Google Play, për platformën Android. |digjitale| |ameble|