Shërbimi Apple iCloud dhe iTunes Store janë jashtë funksionit. Gjëndja e sistemeve të Apple-it nëpërmes uebfaqes konfirmon se disa përdorues mund të kenë probleme me llogaritë dhe qasjen në iCloud, si dhe blerjet në iTunes. Disa përdorues tjerë gjithashtu kanë raportuar probleme me Game Center dhe Apple ID. Kompania Apple nuk ka treguar saktë se sa përdorues janë të prekur me ketë problem, por thjesht ka shkruar “some user may be affected”.
Këto ndërprerje duket të kenë ndikuar në shërbime të shumta iCloud duke përfshirë Mail-in, Find my Phone, dhe aplikacione të palës së tretë që janë të ndërlidhura me kredencialet iCloud. Gjatë përpjekjeve për t’ju qasur këtyre shërbimeve thjesht ju hasni në një mesazh “Connection Error”.
Padyshim gjatë javëve të fundit kësi lloj ndërprerjeve janë duke ndodhur më shpesh sesa në të kaluarën, gjithashtu edhe përdoruesit sipas raporteve kanë filluar të mos kenë shumë durim me probleme të tilla. |ameble|