Në muajin Janar Kim Dotcom kishte lansuar shërbimin e tij të ri Mega, që ofron shërbim për të dhëna (file storage), dhe menjëherë pas lansimit kishte arritur 1 milion përdorues për vetëm 24 orë kurse tani Dotcom ka njoftuar nepërmes Twitter se kanë më shumë se 3 milion përdorues, dhe atë vetëm brenda një muaji.
Shërbimi i mëhershëm i tyre i quajtur Megaupload ishte mbyllur nga autoritetet amerikane dhe shtëpia e tij ishte bastisur në Janar 2012, bastisje që ju është bërë në zyrat e kompanisë dukej diçka si nga një film i Hollivuditit. Kim Dotcom është duke u përballur me ndjekje nga qeveria e SHBA-ve, dhe po lufton ekstradimin në SHBA, do të jetë shumë interesante për tu parë me vonë se çfarë do të ndodh në rastin e tij dhe qeverisë amerikane. |ameble| [divider top=”0″]