HTC është duke punuar për të lansuar një tablet të ri i koduar me emrin HTC T1H.
Tableti i ri nga HTC vjen me ekranin 8,9 inç me një rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve i përkrahur nga procesori me 8 bërthama Allwinner H8 me shpejtësi prej 2.2GHz dhe 2GB RAM memorie.
T1H HTC ka të integruar 1.6 MP kamerën frontale, 8 MP kamerën kryesore në anën e pasme dhe një bateri 6.700 mAh.
Pajisja do të vijë me një përzgjedhje të modeleve me 16GB ose 32GB hapësirë të brendshme si dhe me një përzgjedhje të modeleve me WiFi dhe 4G LTE.
Tableti pritet të ketë versionin e fundit të ndërfaqes HTC Sense dhe sistemin operativ Android 5.0 Lollipop. /ameble.com