Janë shfaqur më shumë detaje në lidhje me tabletën Google Nexus 10.
Pajisja Nexus 10 pritet të shpallet të Hënën në një ngjarje që është organizuar nga Google në qytetin e New York-ut.
Sipas Brief Mobile, që ka publikuar disa fotografi për tabletën, thotë se Nexus 10 do të paraqitet me procesorë Samsung-built Exynos 5250, Clocked at 1.7 GHz, Dual-core Cortex-A15 (i njëjtë procesor është përdorur në Chromebook-un e ri të Google-it), 2GB RAM, dhe 16GB hapsirë te brendshme (internal storage).
Tableti me ekran 10 inç do të ketë një rezolutë 2560×1600(198.9ppi). Kamera 5 megapixel LED Flash, gjithashtu kamerë frontale, W-Fi, Bluetooth 4.0, dhe NFC.
Nexus 7 ishte pajisja e parë që patë startuar me versionin e fundit të sistemit operativ Google Android 4.1, Jelly Bean. Kurse tani si duket Nexus 10 do të jetë i pari që do të startoj më versionin e ardhshëm të OS, Android 4.2 dhe sipas t ‘gjitha gjasave 4.2 do të vazhdojë të mbajë të njëjtin emër Jelly Bean. Disa fotografi (screenshot) tregojnë se Android 4.2 do të jetë vetëm një përditësim i vogël nga 4.1 Jelly Bean.
Për më shumë informata nga kjo pajisje mbetet te shihet nga java e ardhshme në paraqitjen e saj zyrtare. |ameble|
[divider top=”0″]