Duke u bazuar në disa thashetheme, disa ditë më parë kemi thënë se iPhone 5S mund të lansohet me 20 Qershor, ndërsa sot kemi marrë edhe disa fotografi interesante që tregojnë se si do të duket prototipi i këtij smartphone-i.
Fotografitë nuk janë të cilësisë së mirë por megjithatë tregojnë mjaft për dizajnin e ri të iPhone 5S, i cili dizajn nuk është tipik i iPhone-it. Si duket Apple pritet të investoj në dizajnin e ri me qëllim të përdorimit të plotë të hapësirës brenda smartphone-it si dhe për të krijuar një pajisje më kompakte. |ameble|