Pavarësisht asaj së HTC One Max ende nuk është prezantuar zyrtarisht, kompania nuk ka mundur ta ndal kryeshefin e saj nga publikimi i disa imazheve të këtij modeli.

Peter Chou është i njohur edhe me herët për atë se nuk ka mundur të pres deri të paraqitja zyrtare e modeleve të reja të smartphone-ve, dukur i shfaqur imazhet e pajisjeve të reja të tyre, ngjashëm edhe kësaj radhe e ka bërë me modelin HTC One Max. Në një postim në një uebfaqe kineze të internetit Xuite, Chou ka shfaqur disa imazhe të detajuara të HTC One Max. Këto foto tregojnë skanerin për gjurmë gishtash, si dhe disa pamje të dizajnit përreth.

Ende nuk dihet se kur do të lansohet ky model, mirëpo përderisa Chou ka publikuar këto imazhe atëherë sigurisht se nuk është larg. |ameble|