Sony para pak ditësh ka prezantuar smartphone-in e tyre Xperia Z1 në IFA 2013 në Berlin, mirëpo tani, si duket kompania është duke ndjekur rrugët e njëjta si Samsung dhe HTC, të cilat kanë lansuar modele të smartphone-ve të vogël të Galaxy S4 dhe HTC One. Thashethemet e reja kanë rrjedhur ditën e djeshme ku shfaqen disa imazhe të Xperia Z1 Mini të ardhshëm.

Sony xperia z1 Mini

Xperia Z1 Mini nuk do të ndryshoj shume në karakteristika me pajisjen origjinale, sipas Android Central thuhet se do të ofrojë kamerën me sensor 20.7 megapiksel, procesorin e ngjashëm Snapdragon 800 dhe 2GB RAM. Ndryshimi do të jetë tek hapësira e brendshme për të dhëna e cila flitet se do të jetë vetëm 8 GB dhe do të posedoj ekran 4.3 inç me rezolucion 720p.

Digi-Wo, e cila e para ka shfaqur imazhet për Xperia Z1 Mini, ka thënë se për ketë model na duhet të presim deri në Janar të 2014-tës. Edhe pse deri atëherë, ky do të jetë model i vjetërsuar, kështu që Sony duhet të bëj diçka më shpejt për sa i përket këtij modeli Mini. |ameble|