Javën që shkoj një imazh i phablet-it HTC One Max (T6) është shfaqur në internet nga uebfaqja Taiwanese ePrice, kurse tani është shfaqur edhe pamja e tij nga @evleaks.
HTC One Max është përfolur të ketë ekran 5.9 inç 1080p me procesorë Snapdragon 2.3GHz, spikerët Boomsound nga HTC dhe baterinë 2300 mAh. Pajisja në dizajn duket të jetë krejt i ngjashëm me modelin HTC One.
Është e paqartë se kur saktësisht kompania do të prezantoj ketë model, por Android Police thonë se, “nëse HTC do të bëj një lëvizje me një pajisje të re, atëherë koha më e mirë për ta bërë ketë ndoshta ndoshta do të ishte IFA në Berlin që mbahet në muajin Shtator.” |ameble|